3 MIQËSORET

BOROZANI/Erdis Driza
De Biasi i pakënaqur
9 June, 2014 @15:29
Një fitore dhe 2 disfata janë bilanci i Shqipërisë në tre ndeshjet përgatitore para ndeshjeve kualifikuese për EURO 2016.
Mirëpo, fitorja nuk gëzon pasi që ishte ndaj një skuadre tejet të dobët, San Marinos. E humbja që i kishte lënë më së shumti shije të keqe, është ajo ndaj Hungarisë, jo ndaj Rumanisë.
“Nuk jam i kënaqur nga këto 3 miqësore. Nuk mundem të jem i kënaqur sepse e fituam San Marinon. Më shumë më ka ngelur peng ndeshja ndaj Hungarisë, pasi që luajtëm ndaj një kundërshtari më të dobët se ne dhe bëmë lojë me shumë gabime. Mendoj se nga tre takimet kemi nxjerrë mësime të duhura për kualifikimet e shtatorit që vjen. Kemi shumë gjëra për të rregulluar,” ka thënë trajneri italian i kombëtare shqiptare, Gianni De Biasi, njofton tiransja Panorama Sport në numrin e saj të sotëm.
Shqipëria u mposht nga Rumania dhe Hungaria 1-0, derisa mposhti San Marinon, 3-0 në miqësoret e zhvilluara në dy javëshin e kaluar.