FRYMË BRAZILI

Edhe 3 ditë
9 June, 2014 @15:46
Muret e qytetit janë të lyera me Lionel Messin, Neymarin dhe Cristiano Ronaldon. Rio de Janeiro duket të jetë gati ashtu si edhe i gjithë Brazili, për nisjen e festës së kësaj vere në futboll.
Përkundër se u përballë me shumë probleme në organizim, ndërtim të stadiumeve dhe protesta në shumë vende ku ndërtohej - brazilianët në njërën anë janë të gatshëm për festë.
E për fillim kanë mbetur edhe 3 ditë kur Brazili do të nis Kampionatin në ndeshje me Kroacinë që zhvillohet në Sao Paulo me fillim nga ora 17:00 me kohën tonë lokale.