BRAZILI 2014

Boshnjakët shpëtojnë dhe qeshin me plaçkitësit
10 June, 2014 @8:41
Stafi i trajnerëve të Bosnjes dhe Hercegovinës që po qëndron në lagjen Guaruja të Sao Paulos, ka qenë synim i plaçkitjes.
Selektori, Safet Susic dhe disa nga ndihmësit e tij janë ndjekur me të dalë nga hoteli i tyre për afro 700 metra nga tre plaçkitës me armë në biçikleta, ka njoftuar kanali televiziv, Eurosport sot.
Mirëpo, para se t’i afroheshin tërësisht plaçkitësit, janë dëgjuar sirenat e policisë braziliane - që ka shtyer plaçkitësit të kthejnë rrugë.
Boshnjakët nuk janë stresuar fare, duke e kthyer në shaka tentim plaçktijen dhe duke i thënë të pranishmëve se gjëra të tilla u ndodhin shpesh atyre, bile edhe më të tmerrshme.
Të gjitha skuadrat e Kampionatit Botëror janë të mbrojtura nga një ekip i policisë braziliane, por si duket boshnjakët kanë dalë nga hoteli pa i lajmëruar askujt - gjë që ka sjellë deri te kjo situatë.
Bosnja dhe Hercegovina është duke debutuar këtë vit në Kampionat Botëror dhe që në pjesëmarrjen e parë të tyre në një garë të tillë, ata po tentojnë që të kualifikohen në të tetën e finales.
Bosnja e Hercegovina është në Grupin F me Argjentinën, Iranin dhe Nigerinë. Ylli i skuadrës së tyre është Edin Dzeko.