VIDEO
Balaj në krye të listës së golashënuesve, dy gola për katër minuta
6 November, 2016 @17:32
Sulmuesi i kombëtares shqiptare, Bekim Balaj, ka konfirmuar edhe një herë që gjendet në top formë në prag të ndeshjes Shqipëri-Izrael.
Shkodrani sot ka shënuar dy gola për katër minuta, duke ia siguruar fitoren skuadrës së tij, Terek Grozny, ndaj rivalit të fortë, Zenitit.
Balaj ka shënuar në minutat 34’ së pari për ta barazuar rezultatin në 1-1 dhe më pas në minutën 38’ shënoi për epërsinë e skuadrës së tij, që në fund doli të jetë goli i fundit i ndeshjes.
Titullar në këtë ndeshje së bashku me Balajn ishte edhe mesfushori ofansiv i krahut, Odise Roshi.
Me këta dy gola, Balaj ngjitet në krye të listës së golashënuesve në kampionatin rus me gjithsej 8 gola të shënuara.