VIDEO
Tre shqiptarë golashënues në një ndeshje në Zvicër
6 November, 2016 @16:14
Ndeshja e kampionatit zviceran ndërmjet skuadrave Lugano dhe St. Gallen, është karakterizuar me golat e futbollistëve shqiptarë.
St. Galleni i Albert Bunjakut dhe Albian Ajetit e mposhti Luganon e Ezgjan Alioskit me rezultat 2-3, ndërsa që të tre futbollistët shqiptarë u regjistruan në listën e golashënuesve.
Së pari mesfushori shqiptar nga Maqedonia, Alioski, shënoi në minutën 8’ për epërsinë 1-0 të skuadrës së tij, ndërsa më pas Ajeti (43’) dhe Bunjaku (58’), e kthyen rezultatin në të mirë të St. Gallenit, për të triumfuar në fund me rezultat 2-3.
Që të tre futbollistët e filluan ndeshjen nga minuta e parë, ndërsa vetëm njëri prej tyre, Albert Bunjaku, u zëvendësua duke u larguar nga ndeshja në minutën 88’.