TREPÇA-LLAPI
Berat Hyseni vendos fituesin
6 November, 2016 @15:15
Ish-sulmuesi i Trepçës’89, Prishtinës e disa ekipeve tjera të Supërligës, Berat Hyseni, ka vendosur fatin e ndeshjes në Mitrovicë sot, duke ia sjellë fitoren e radhës Llapit.
Trepça ka mbetur pa fitore ende në Superligë, ndërsa Llapi vazhdon të befasojë me rezultate pozitive si brenda ashtu edhe jashtë fushës së vetë për të mbetur në luftë me kryesuesit.
Pas kësaj ndeshjeje, Llapi është vetëm 6 pikë larg liderit dhe qëndron në pozitën e katërt të klasifikimit, ndërsa Trepça e parafundit dhe atë vetëm falë golaverazhit.