PËRFAQËSUESJA
Përdedaj në dyshim për ndeshjen me Turqinë
6 November, 2016 @15:33
Futbollisti i rëndësishëm i përfaqësueses së Kosovës, Fanol Përdedaj, është në dyshim nëse do të luaj më 12 nëntor kundër Turqisë në kualifikimet për Kampionatin Botëror.
Lajmin e ka konfirmuar përzgjedhësi i përfaqësueses, Albert Bunjaki, i cili ka folur për Radio Kosovën.
“Përdedaj është në dyshim nëse do të luajë, pasi që ka një lëndim. Ai është në përbërje të skuadrës së tij për ndeshjen e sotme, por nuk do të luajë për të mos rrezikuar lëndimin. Gjithçka do të vendoset pas ndeshjes së sotme të skuadrës së tij. Ai është lojtar i rëndësishëm për ne dhe shpresojmë të jetë i gatshëm për Turqinë,” tha Bunjaki.
Në rast të mungesës së Përdedajt, alternativë e tij mund të jetë futbollisti i ftuar për herë të parë, Mërgim Vojvoda.
Lista e Kosovës për ndeshjen me Turqinë do të publikohet nesër në konferencën për shtyp nga ora 13:00.