FERIZAJ - BESA
Fitore si mysafire pas 12 javëve për Besën
6 November, 2016 @15:14
Besa e Pejës ka shënuar fitore shumë të rëndësishme në xhiron XIII të Superligës, duke e mposhtur Ferizajin me rezultat minimal 1-0.
Pejanët i’u gëzuan tri pikëve si mysafirë pas 12 xhirove, pasi të njëjtën gjë e kishin arritur vetëm në xhiron e parë të këtij edicioni, kur e mposhtën Feronikelin në Drenas.
Fitorja e Besës u sigurua me golin e shënuar nga Fatih Karahoda në minutën 43’, i cili e shënoi golin e tij të dytë në këtë edicion.
Besa tani ka 21 pikë dhe renditet në pozitën e pestë, kurse Ferizaji mbetet pranë zonës së rrezikshme me vetëm 7 pikë pas 13 xhirove të para.