HOTSPURS

REUTERS/Andrew Winning
Bale fundos Newcastle-in
9 February, 2013 @16:26
Krahu uellsian, Gareth Bale, ka qenë padyshim njeriu i ndeshjes në takimit ndërmjet Tottenhamit dhe Newcastle-it të zhvilluar sot në ëhite Hart Lane.
Bale ka shënuar dy herë për të ngritur ekipin e tij në vendin e tretë të tabelës së Premier League.
Tottenham ka luajtur gati tërë ndeshjen pa sulmues klasik, duke e lënë amerikanin Clint Dempsey më të avancuar, derisa tek në minutën e 70-të ka futur në lojë togolezin e kthyer nga Kupa e Kombeve të Afrikës, Emanuel Adebayor.
Tottenham ka tani 48 pikë dhe gjindet në pozitën e tretë, me 2 pikë më shumë se Chelsea që është i katërti, derisa Newcastle po fundoset edhe më tepër në renditje. Laraskat janë në vendin e 15-të me 27 pikë.
REZULTATI:
1 | Tottenham - Newcastle 2-1 | Bale 5, 78 - Gouffran 24) |