LLAPI - BALLKANI

Foto: FC Ballkani / FB
Ballkani bindshëm në Podujevë, kërkon ta mbyllë vjeshtën si lider
4 December, 2022 @14:58
Në ndeshjen e mbetur nga xhiroja e shtatë, Ballkani ka shënuar fitore bindëse ndaj Llapit në Podujevë.
Podujevasit Ballkani i mposhti 0-3 (Albion Rrahmani 24’, Armend Thaqi 56’, Meriton Korenica 59’).
Pjesa e parë u mbyll me vetëm një gol të shënuar, atë të Albion Rrahmanit në minutën e 24’, e në pjesën e dytë rrjeta e Llapit u tund edhe dy herë. Për 0-2 shënoi Armend Thaqi, e pak minuta më pas përfundimtaren 0-3 e vulosi goli i Meriton Korenicës.
Kështu, Ballkani, me një ndeshje më pak, i afrohet në 1 pikë Dritës lidere, kurse Llapi sezonin vjeshtor e mbyllë me 20 pikë.
Sa i përket suharekasve, ndeshjen e fundit të sezonit vjeshtor ata e luajnë ndaj Prishtinës më 11 dhjetor, ndeshje e mbetur nga xhiroja e 14. Nëse Ballkani e mposhtë Prishtinën, shkon në pushim dimëror si kampion vjeshtor.