Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

ZYRTARE NGA KG

Ballkani fiton në tavolinë, ngritet dallimi - afrohet titulli

Foto: KFBallkani/fb

Ballkani fiton në tavolinë, ngritet dallimi - afrohet titulli


26 April, 2022 @16:24

Aneksa e KF Ballkani për parregullësi në ndeshje ndaj Ulpianës ka qenë e bazuar dhe Komisioni i Garave të FFK-së ka vendosur që ndeshja Ulpiana-Ballkani të regjistrohet me 0-3 në të mirë të suharekasve.

Kjo ka bërë që Ballkani të bëj diferencën ndaj ndjekësit të parë, Drita, 11 pikë kur kanë mbetur edhe gjashtë xhiro deri në fund të stinorit.

TABELA AKTUALE

Mëposhtë shikoni vendimin e KG të FFK dhe arsyetimin lidhur me çështjen (pa ndërhyrje):

VENDIMI dhe ARSYETIMI I KG të FFK-së:

“V E N D I M - MIRATOHET SI E BAZUAR – Ankesa e F.C. “Ballkani” nga Suhareka, dhe ndeshja e javës së 30-të e BKT Superligës së Kosovës ndërmjet K.F. “Ulpiana 1926” dhe F.C. “Ballkani” e përfunduar me rezultat 1:1, regjistrohet me rezultat zyrtar 3:0 në favor të F.C. “Ballkani” nga Suhareka.” shkruan njoftimi i KG-së së FFK-së.

Komisioni i Garave në seancë e vet të mbajtur me datë 26.04.2022, ka regjistruar ndeshjet e javës së 30-të me rezultate të arritura në fushë, përveq ndeshjes së zhvilluar në Lipjan ndërmjet K.F “Ulpiana 1926” dhe F.C. “Ballkani”, për shkak se F.C. “Ballkani’ ka ushtruar ankesë përkitazi me parregullsinë e paraqitur në këtë ndeshje nga ana e K.F. “Ulpiana 1926”, konkretisht se, K.F. “Ulpiana 1926’’ ka aktivizuar në minutën e 80-të në lojë lojtarin me nr. 19 Andi Arifi me numër të ID-015013M03, i cili nuk ka qenë i shënuar-regjistruar në protokollin zyrtar para fillimit të ndeshjes.

Sipas protokollit zyrtar lojtari me nr.19 i shënuar në protokoll ka qenë Fabrice Boudega me numër të ID – 01951M98, i cili nuk është aktivizuar në lojë, por në lojë është aktivizuar lojtari me nr. 19 Andi Arifi me numër të ID-015013M03, i cili nuk ka qenë i shënuar – regjistruar në protokollin zyrtar të ndeshjes dhe ky veprim i K.F. “Ulpiana 1926”, ka qene i palejuar dhe i kundërligjshëm dhe aty ku ka kundërligjshmëri rezultati është nul, prandaj Komisioni i Garave konform nenit 77, pargrafi 2, pika 8 të Rregullores së Garave e miraton ankesën e F.C. “Ballkani’’ si të bazuar dhe ndeshjen e javës së 30-të të BKT Superligës së Kosovës ndërmjet K. F. “Ulpiana 1926” dhe F.C. “Ballkani” e regjistron me rezultat zyrtar 3:0 në favor të F.C. “Ballkani” nga Suhareka.

Duke pasur parasysh të gjitha këto që u cekën më lart dhe duke u mbështetur në Rregulloren e Garave të FFK-ës u vendos si në dispozitiv të këtij arsyetimi.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga