Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

GABIMI I RADHES!

Ballkani fiton, por përsëri thekson gabimin e referit

Foto: KFBallkani/fb

Ballkani fiton, por përsëri thekson gabimin e referit


23 September, 2020 @19:38

Sikurse në ndeshjen e parë, ashtu edhe në ndeshjen e dytë të stinorit, përkundër se fitoi, KF Ballkani ka bërë të ditur se referët përsëri gabuan.

Kësaj radhe derisa Ballkani udhëhiqte 3-0 ndaj Feronikelit, ekipi suharekas ka pranuar një gol nga pozita ofsajd, ka thënë klubi në fjalë pas prezantimit të imazhit nga televizioni.

“Gabim pas gabimi me referët tanë. Nuk e kanë ndërmend të ndalen. Goli i parë i Feronikelit ofsajd. Zot na ruaj nga njerëzit me qëllime të këqija,” ka shkruar njoftimi i klubit portokall-e-zi nga Suhareka.

Sipas fotografisë, vlerësojeni vetë nëse mund të thuhet se ishte apo s’ishte lojtari i Feronikelit në ofsajd në këtë pozitë.

Ballkani përndryshe është lider në Superligë me 6 pikë nga 2 ndeshjet e para të stinorit.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga