THIRRJA PËR TIFOZË

Foto: FCBallkani/fb
Ballkani gati për duelin e parë të Kupës ndaj Feronikelit
3 June, 2020 @13:34
Në ora 16:00 sot fillon dueli i parë i gjymëfinales së dytë të Kupës së Kosovës ku takohen Ballkani dhe Feronikeli.
Ekipet janë në garë për të fituar Kupën e Kosovës, derisa Ballkani po e kërkon atë për herë të parë në histori të klubit.
Suharekasit para pak çastesh kanë thënë se do t’i mungojë tifozët në tribuna. Tifozët janë të ndaluar nga FFK-ja për shkak të pandemisë.
“Sot pas periudhës gati 3 mujore po i kthehemi fushës, por me keqardhje jemi të detyruar ta zhvillojmë lojën pa praninë e tifozëve. Me shpresë që të ktheheni sa më shpejt në tribuna për të na mbështetur, kur kemi më së shumti nevojë për ju,” ka shkruar komunikata e klubit lëshuar pak para ndeshjes.
Dueli Ballkani - Feronikeli transmetohet direkt në Supersport Kosova dhe fillon në ora 16:00.