Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

BARAZIM NË KLINË, LIDERI HUMB KREUN!

Ballkani humb kreun me barazim ndaj Dukagjinit

Fotot: FCBallkani & KFDukagjini/ fb

Ballkani humb kreun me barazim ndaj Dukagjinit


30 April, 2023 @19:09

Vetëm falë VAR-it, Ballkani ka nxjerrë barazim në përballje me Dukagjinin sot në Klinë, derisa ekipi i Ilir Dajës humbi kreun e renditjes tabelare me ndarjen e pikëve ndaj ekipit të Armend Dallkut, Dukagjini 1-1 Ballkani [Vladislav Khomutov 71 - Albin Berisha 89].

Në pjesë të parë Dukagjini kishte raste të mira për të shënuar me Ahmed Januzin (11) dhe Ilir Sylën (25), por që rastin e parë e mbrojti Stivi Frashëri e në të dytin qendërmbrojtësi i ekipit të vendasve nuk e gjeti kornizën e portës.

Edvin Kuc

Një kundërsulm në pjesë të dytë mundësoi epërsinë për Dukagjinin, që është në formë të mirë dhe ka serinë prej pesë ndeshjeve pa humbje, kur Ahmed Januzi gjeti mirë Vladislav Khomutovin, që rrëshqitazi tundi rrjetën e Frashërit për avantazh (71).

TABELA AKTUALE

Prej këtij momenti Ballkani u hodh edhe më shumë në sulm, ndërsa raste shumë të mira kishin Albion Rrahmani (83) dhe Lumbardh Dellova (84) të dy tentuan me kokë, por ka qenë Kenan Haxhihamza që siguronte ekipin vendas të mos pranonte gol, deri në momentin kur në një rast që u dyshua për ofsajd Nazmi Gripshi pason te Albin Berisha dhe shënon nga afërsia.

Rasti u shikua nga VAR dhe referi vendosi për gol të rregullt, pasi që kishte parë aty se lojtari i Ballkanit nuk kishte prekur topin derisa ai kishte arritur te Gripshi! Me këtë Ballkani i iku humbjes, ndërsa ndeshja zgjati deri në minutën e 99 për shkak të shikimeve në VAR - por gola më s’kishte.

Khomutov Vladyslav

Barazimi bën që Ballkani të bie në pozitë të dytë të renditjes tabelare me 62 pikë nga 31 ndeshje, kurse Dukagjini i pesti në renditje ka 41 pikë nga po aq ndeshje dhe mund të arrijë edhe garat evropiane nëse vazhdon me formën e mirë të treguar së fundi, pasi që pozita e tretë aktualisht është 6 pikë larg.


 
Të gjitha lajmet nga