Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

BALLKANI 6-0 FERONIKELI

Ballkani i kthehet fitores, me goleadë ndaj “të dorëzuarve”

Ballkani i kthehet fitores, me goleadë ndaj “të dorëzuarve”


12 March, 2022 @15:04

Pas një humbjeje të papritur ndaj Malishevës në xhiron e kaluar, Ballkani ka shënuar fitore të pritur ndaj Feronikelit “të dorëzuar” në Superligë.

Ekipi i drejtuar nga Ilir Daja nuk ka pasur fare problem gjatë ndeshjes, ndërsa ka shënuar fitore të thellë ndaj ish-kampionit të zhytur në krizë financiare, për fitore me rezultat 6-0 [Armend Thaqi 8, Meriton Korenica 37, Blend Baftiu 41, Mevlan Zeka 59, Arbër Potoku 78, 90].

TABELA AKTUALE

Me nga tre gola në secilën pjesë suharekasit kanë përcjellë rivalin e sotëm, ndërsa epërsia e shpejtë e arritur vetëmse ua lehtësoi punën.

Derisa Ballkani arrin te 51 pikëshi pas 25 ndeshjeve të zhvilluara, ka ngritur epërsinë ndaj kundërshtarit më të afërt në luftë për titull, Gjilanit, në 4 pikë. Në anën tjetër, Feronikeli është i fundit dhe me sot ka regjistruar humbjen e 20 të stinorit!


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga