Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

TROFEU NË SUHAREKË

Ballkani kampion! Ngrit trofeun e parë

Foto: FFK

Ballkani kampion! Ngrit trofeun e parë


22 May, 2022 @18:13

Ballkani për herë të parë ka fituar trofe në futbollin e Kosovës, pasi që ekipi sot pas fitores ndaj Gjilanit ka pranuar trofeun e fituesit të Superligës së Kosovës - kampion i Kosovës - për edicionin 2021/22 të garave.

Suharekasit kanë qenë më të mirë se ndjekësit kryesorë të tij përgjatë stinorit, Gjilani dhe Drita dhe në fund, katër xhiro më parë kanë siguruar titullin kampion, ndërsa sot e kanë pranuar edhe trofeun më të madh që e jep futbolli kosovar.

Me titullin kampion, Ballkani do të sigurojë edhe daljen e parë në gara evropiane, ku do të jetë pjesë e raundit të parë kualifikues të Ligës së Kampionëve 20022/23 dhe minimalisht do t’i përfitojë rreth gjysëm milion euro si shpërblime financiare.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga