Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

BALLKANI 2-0 PRISHTINA

Ballkani marshon drejt titullit! E pesta me radhë

Ballkani marshon drejt titullit! E pesta me radhë


17 April, 2022 @15:34

Dy gola kah fundi i pjesës së parë kanë mjaftuar për të marrë fitoren, ndërsa dominimi që nga minuta e parë e ndeshjes ka treguar se sa i fuqishëm është Ballkani këtë stinor dhe pse ka bërë dallimin e madh ndaj ndjekësve.

Ballkani mposhti Prishtinën 2-0 [Blendi Baftiu 35, Ermal Krasniqi 41] ndërsa Nazmi Gripshi që asistoi në golin e dytë të skuadrës ka orkestruar gjithçka në mesfushën e ekipit të drejtuar nga Ilir Daja për të arritur te fitorja e pestë me radhë në Superligë.

Ndërsa, kjo është fitorja e dhjetë e Ballkanit në 11 ndeshjet e pjesës pranverore të stinorit.

TABELA AKTUALE

Eglant Haxho, portier i Prishtinës, mbrojti penalltinë e Ermal Krasniqit në minutën e tetë të ndeshjes. Topin e kthyer, Armend Thaqi e shuton në shtyllë dhe ndeshja vazhdoi me 0-0 fillimisht. Penalltia, erdhi tre minuta më vonë pasi që Gripshi rrezikoi që në sulmin e parë serioz portën e bardhekaltërve, që s’kishin kurrëfarë përgjigje sot ndaj suharekasve.

Kjo ka qenë fitorja e katërt e Ballkanit ndaj Prishtinës këtë sezon, ndërsa në pjesë të dytë, pas golave të shënuara në pjesë të parë, kanë tentuar edhe Meriton Korenica, zëvendësuesi Mevlan Zeka disa herë - por goli i tretë nuk erdhi vetëm falë Haxhos në portë, që ka qenë më meritori që Prishtina doli nga stadiumi me vetëm dy gola të pranuar.

Ballkani, mban epërsinë ndaj ndjekësit të parë prej tetë pikëve, ndërsa Prishtina në mes të tabelës, mori edhe humbjen e 11 të stinorit. Suharekasit janë duke marshuar drejt titullit të parë kampion në histori të klubit.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga