Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

BALLKANI

Ballkani me njoftim për lëndimin e Kushtrim Gashit

Ballkani me njoftim për lëndimin e Kushtrim Gashit


30 January, 2021 @18:03

Skuadra e Ballkanit ka sqaruar opinionin lidhur me situatën e mesfushorit Kushtrim Gashi, i cili tashmë është i lënduar.

Në një njoftim nga klubi suharekas thuhet se futbollisti në fjalë është duke u rikuperuar dhe rikthimi pritet të bëhet sa më shpejt që është e mundur.

“Futbollisti Kushtrim Gashi aktualisht është duke u rikuperuar pas një lëndimi i cili e ka detyruar që të punojë me protokoll të veçantë. Shpresojmë se rikthimi i Kushtrimit do të ndodh shumë shpejt,” thuhet në njoftim.

Gashi ishte një ndër shtyllat kryesore të mesfushës së Ballkanit në këtë kampionat derisa sa nuk pësoi lëndim.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga