KRYENDESHJA
Ballkani mund ta bojkotojë derbin e kësaj jave ndaj Prishtinës
2 April, 2021 @17:44
Kryendeshja e kësaj jave në Superligë ndërmjet dy pretendentëve për titull, Ballkanit dhe Prishtinës, mund të mos zhvillohet sipas orarit të paraparë.
Kjo për arsye të mundësisë për ta bojkotuar ndeshjen nga ana e skuadrës së Ballkanit, e cila ka shprehur pakënaqësinë tek Federata e Futbollit të Kosovës ndaj caktimit të zyrtarëve përgjegjës në këtë ndeshje.
Ballkani ka reaguar nëpërmjet një komunikate ndaj vendimit të FFK-së për gjyqtarin kryesor të ndeshjes që është caktuar të jetë Shpëtim Murtezi.
Për suharekasit gjyqtari në fjalë është i padëshiruar për shkak të përvojave jo të mira në ndeshjet e kaluara, ndërsa për këtë është paralajmëruar edhe mundësia e bojkotit duke mos u paraqitur fare në lojë.
Ndeshja mes Ballkanit dhe Prishtinës është paraparë të luhet të dielën më 4 prill në Suharekë, duke filluar nga ora 15:00.
Më poshtë gjeni reagimin e plotë të KF Ballkanit:
“Klubi i futbollit FC Ballkani ne vitet e fundit falë angazhimit profesional dhe përkushtimit të madh është shëndëruar ne klub model për organizim funksional dhe sportiv.
FC Ballkani me të drejt dhe për shkaqe objektive ka kerkuar nga organi kompetent (FFK) të mos i delegoj disa gjyqtar kur në zhvillojme ndeshje pasi qe në disa raste na kanë dëmtuar, njëri nga ata është z. Shpëtim Murtezi i cili tashme dihet qe me ngathëtesinë e tij, apo mungesës së kompetncës njohurive, ose shkaqeve të tjera ka dëmtuar Klubin tonë në ndeshjen e 1/8 e finalës KF Llapi- FC Ballkani për kupë po ashtu pas 2 xhirove në kuadër të kampionatit pikërisht me të njejtin kundershtar dhe të njejtin lokacion.
I lartpërmenduri nuk është i mirëpritur në Suharekë pasi qe me veprimet e tij ka irituar tifozet dhe dashamiret e FC Ballkani, andaj në si klub nuk mund të garnatojmë sigurinë e tij pasi qe me veprimin, apo mos veprimin e tij e ka pru punen qe të mos jetë i deshiruar në Suharekë.
Këto shqetësime në i kemi adresuar me shkrim me datën 17.03.2021, si dhe me 01.04.2021 por siç duket ka hasur në vesh të shurdher.
Është për t’u quditur si është e mundur qe në krye ndeshjen e javes të mos përfshihen gjyqtaret si Genc Nuza ose Dardan Çaka etj…
Kryesia e klubit është duke shqyrtuar mundësinë qe të bojktoj këtë gjyqtar duke mos u paraqit fare në lojë. Tifozeve dhe dashamireve i’u kërkojmë falje për këto shqetësime, por vertet jemi thëllësisht të shqetësuar me këto veprime të fundit kur gara po hyn ne finishin e saj .”