Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

BALLKANI 1-0 LLAPI

Ballkani perfekt, shkakton humbjen e parë të Llapit në pranverë

Foto: KFBallkani/fb

Ballkani perfekt, shkakton humbjen e parë të Llapit në pranverë


6 March, 2022 @20:37

Dy ekipet që nisën në mënëyrën më të mirë pjesën pranverore të stinorit në Superligë, Ballkani dhe Llapi u takuan sot në kuadër të xhiros së XXIII të elitës, derisa fitorja i takoi vendasve me golin e Ermal Krasniqit, që u asistua nga Albion Rrahmani.

Ballkani mposhti Llapin 1-0 [Ermal Krasniqi 73] për të ngritur serinë e fitoreve pranverore me Ilir Dajën në krye të skuadrës, në pesë. Suhaerkasit janë liderë dhe kanë pesë fitore nga pesë ndeshje të pjesës pranverore të stinorit, duke marrë maksimalen e mundshme, 15 pikë!

Ekipi në pjesë të parë (18’) iu lëndua kapiteni Edvin Kuc, por Lindon Emërllahu e zëvendësoi me përgjegjësi dhe suharekasit vazhduan lojën e njëjtë. Derisa rasti më i miirë ishte i Ermal Krasniqit që në fillim të ndeshjes (2’).

Në anën tjetër, 10 minuta para fundit të pjesës së parë pasimi i Shillovës për pak u shndërrua në gol nga Valmir Veliu (35’). Pjesa e parë, 0-0.

TABELA AKTUALE

Në pjesë të dytë, së pari Albion Rrahmani e (65’) e vuri në vështirësi Marjan Coricin në portë të llapjanëve, ndërsa pak minuta më vonë Ermal Krasniqi e plasoi për t’ia dhënë fitoren ekipit (73’). Asistues ishte Rrahmani, me një top të gjatë nga thellësia përtoke, për ta futur në rast direkt golashënuesin.

Deri në fund të ndeshjes, edhe një tentim i golashënuesit Krasniqi, që u bllokua nga mbrojtja e mysafirëve, kurse në anën tjetër futja e Alef Firminos në lojë nuk bëri dallim në rezultat.

Ballkani lidershipin e ka tani me dy pikë dallim nga Gjilani, ndërsa ka goldallimin më të mirë në elitë (+18).

Llapit, seria e ndeshjeve pa humbje në pranverë, i përfundoi në Suharekë, derisa ekipi mbetet në garë për një vend që dërgon në Evropë nga Superliga.

Ballkani i shkon Malishevës në xhion tjetër, ndërsa Llapi pret Drenicën.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga