Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

KUPA e KOSOVËS 1/16 E FINALES

Ballkani përmbys Phoenixin dhe kalon tutje në Kupë

Festa pas golit të Ballkanit/ Foto: FCBallkani/fb

Ballkani përmbys Phoenixin dhe kalon tutje në Kupë


24 November, 2022 @13:56

Edhe pse Phoenix shënoi i pari në ndeshje dhe kishte edhe një rast të mirë për të bërë më shumë, kampioni në fuqi i Kosovës Ballkani nuk ka lejuar që kundërshtari i një kategorie më poshtë të futbollit kosovar të bëj më shumë.

Ekipi i Ilir Dajës është këndellur shpejt, ndërsa tekniku tiranas i dha rastin disa lojtarëve jo të 11-shes për të luajtur nga minuta e parë dhe së paku Zarubica tregoi veten.

SKEMA E KUPËS SË KOSOVËS

Sulmuesi malazez barazoi rezultatin në pjesë të parë, ndërsa në pjesë të dytë kanë dalë në skenë dyshja e mesfushës kapiteni Edvin Kuc dhe kah fundi edhe Nazmi Gripshi i rikthyer pas lëndimit, për të siguruar fitoren, Phoenix 1-3 Ballkani [Ediae Precious 13 - Dejan Zarubica 22, Edvin Kuc 63, Nazmi Gripshi 88] dhe kalimin në 1/8 e Kupës së Kosovës në futboll.

 


 
Të gjitha lajmet nga Kupa e Kosovës