Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

BALLKANI - TREPÇA '89

Ballkani s’dorëzohet, Trepça ‘89 rrezikon edhe më shumë rënien

Ballkani s’dorëzohet, Trepça ‘89 rrezikon edhe më shumë rënien


16 May, 2021 @17:00

Ballkani ende në garë për vendin e dytë!

Falë fitores së shënuar sot ndaj Trepçës ‘89 me rezultat 4-3 (Ermal Krasniqi 5’, Arbër Hoxha 36’ 39’, Mirlind Daku 78’ / Arbnor Muja 39’, Adenis Shala 82’, Nikson Memaj 90+2’), skuadra e Ballkanit është ende në garë për vendin e dytë të klasifikimit, vend i cili dërgon në UEFA Conference League sezonin që vjen.

Ballkani pjesën e parë e mbylli me epërsi 2-1. Ermal Krasniqi (5’) dhe Arbër Hoxha (36’) shënuan për suharekasit në këtë pjesë, kurse për mitrovicasit rezultatin e ngushtoi Arbnor Muja (39’).

TABELA AKTUALE

Më pas, Ballkani gjatë pjesës së dytë e gjeti edhe dy herë rrjetën. Autor i golit të tretë ishte Arbër Hoxha (69’), kurse i të katërtit Mirlind Daku (78’).

Në anën tjetër, për mitrovicasit në minutën e 82’ shënoi Adenis Shala, e më pas edhe Nikson Memaj (90+2’), por për një rikthim senzacional ishte vonë dhe ndeshja u mbyll me fitoren e Ballkanit, 4-3 pas 90 minutave.

Humbja e pësuar sot nga Ballkani dhe rezultatet e tjera të ditës e kanë zbritur Trepçën ‘89 në vendin e parafundit të tabelës, vend i cili dërgon në Ligën e Parë, e për ta evituar atë, Trepçës ‘89 i mbetet të luftojë në xhiron e fundit të sezonit.

Në ndeshjen e fundit të sezonit, Ballkani udhëton në kryeqytet për t’u përballur me Prishtinën kampione, kurse Trepça ‘89 luan në shtëpi ndaj Drenicës.

Që të arrijë vendin e dytë, Ballkanit në xhiron e fundit i duhet që ta mposhtë Prishtinën në kryeqytet, ndërkohë që Drita duhet të mos fitojë ndaj Arbërisë në shtëpi. Në rast të pikëve të barabarta, Ballkani e përfundon sezonin mbi Dritën për shkak të rezultateve më të mira në ndeshjet direkte.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga