Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

SHITEN TË GJITHA BILETAT

Ballkani-Sivasspor, shiten të gjitha biletat

Ballkani-Sivasspor, shiten të gjitha biletat


12 October, 2022 @15:27

Për përballjen në mes të Ballkanit dhe Sivassporit, tashmë të gjitha biletat janë shitur dhe këtë e ka konfirmuar ekipi suharekas edhe zyrtarisht në njoftimin e botuar nga klubi.

Dymbëdhjetë mijë e 500 bileta janë blerë nga adhuruesit e futbollit, ndërsa Ballkani për përballjen e nesërme ndaj Sivassporit pritet të ketë atmosferë të zjarrtë dhe përkrahëse, në duelin e katërt për ta në kuadër të fazës grupore të Ligës së Konferencës.

Kujtojmë, Ballkani arriti fitoren e parë dhe historike jo vetëm të klubit, por edhe në histori të futbollit kosovar, pikërisht ndaj Sivassporit në një ndeshje dramatike, që përfundoi 3-4 të enjten e kaluar në Sivas.

Sa i përket renditjes tabelare, grupi i Ballkanit është lëmsh në vete, ku të gjitha skuadrat pas tre xhirosh kanë mundësi të njëjtë për të kaluar tutje, prandaj edhe interesimi për përkrahje por edhe një fitore të mundshme që do të mund t’i shtojë shpresat për ekipin e Ilir Dajës për kualifikim, janë shtuar.

TABELA AKTUALE:

1. Ballkani 4p.
2. Slavia 4p.
3. Cluj 4p.
4. Sivasspor 4p.

Pas kësaj ndeshjeje Ballkani pret Slavian e Pragës në Prishtinë më 27 tetor, ndërsa e mbyll Grupin G të Ligës së Konferencës me mysafirllëk në Cluj të Rumanisë, me shpresë e tash e tutje edhe ambicie për kualifikim.

 


 
Të gjitha lajmet nga Conference League