BALLKANI

Ballkani zyrtarizon trajnerin pas largimit të Bledi Shkëmbit
7 May, 2021 @17:05
Skuadra e Ballkanit ka mbetur pa kryetrajner, pas largimit të kryetrajnerit të deritashëm, Bledi Shkëmbit, për shkak të rezultateve të dobëta në xhirot e fundit.
Shkëmbi u largua menjëherë pas humbjes në ndeshjen e djeshme përballë Arbërisë, ndërsa vendi i tij është zyrtarizuar sot se do të mbulohet nga ndihmëstrajneri Ardian Basha dhe trajneri i juniorëve, Edon Gashi.
“Këto 3 xhirot e mbetura ekipin do ta udhëheq ndihmëstrajneri i deritashëm Ardian Basha dhe zëvendëstrajner do të jetë Edon Gashi kryetrajneri i juniorëve”, thuhet në njoftimin e Ballkanit.
Ballkani ndeshjen e radhës do të luajë përballë rivalit të drejtpërdrejtë për titull, Dritës.