Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FERONIKELI'74 0-0 DRENASI

Barazim në derbin lokal

Barazim në derbin lokal


14 September, 2022 @13:52

Nuk ka pasur gol në përballjen derbi të Drenasit ku Feronikeli’74 është ndeshur me Drenasin.

TABELA AKTUALE

Edhe trajnerët Granit Begolli i Feronikelit’74 dhe Leotrim Krasniqi i Drenasit, pas ndeshjes e pranuan se ndeshja ka mundur të ishte e secilës palë, por rastet e pakonkretizuara bënë që ekipet të ndahen në fund me: Feronikeli’74 0-0 Drenasi.

Te nikli rastet e mira i patën Dren Gashi e Ibrahim Cërvadiku, ndërsa te Drenasi Qemajl Elshani dhe Diar Prokshi tentuan nga afër prej gjuajtjes së lirë - por topi s’qëlloi rrjetën. E nëse do të llogarishen shtyllat, 2-0 ishte për Feronikelin’74.

Deri në xhiron tjetër kur Feronikeli’74 pret A&N, ekipi ka 8 pikë për momentin, ndërsa Drenasi me 6 pikë do të pres Rilindjen 1974.

 


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë