VËLLAZNIMI - DRITA
Barazim në Gjakovë, Vëllaznimi pa humbje në shtëpi
15 October, 2017 @15:51
Në një atmosferë impozante të krijuar nga të dyja tifozëritë, pa fitues u mbyll takimi mes Vëllaznimit e Dritës në Gjakovë.
Gjakovarët golin e epërsisë e gjetën përmes mbrojtësit Bardhoku, i cili shënoi pas një gabimi të portierit mysafir, ndërsa goli i barazimit për gjilanasit erdhi shumë shpejt, me Ardian Limanin që shënoi për 1-1 shumë pak minuta pas golit të vendasve, ndërsa me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë dhe e gjithë ndeshja, përkundër tentimeve për shënim nga të dyja skuadrat.
Ky barazim bën që Vëllaznimi të mos ketë ende humbje në shtëpi sivjet dhe e ngrit këtë skuadër në kuotën e 13 pikëve, derisa Drita zbret në pozitën e katërt në tabelë.