Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

MANCHESTER CITY - LIVERPOOL

Barazim në Manchester, City mbetet në krye

Barazim në Manchester, City mbetet në krye


10 April, 2022 @19:25

Duke i përmbushur pritshmëritë, City dhe Liverpooli sot na dhuruan një ndeshje fantastike të futbollit.

Në fund, pikët mes tyre u ndanë, me ndeshjen që përfundoi 2-2 (Kevin De Bruyne 5’, Gabriel Jesus 36’ / Diogo Jota 13’, Sadio Mane 46’) pas 90 minutave tejet atraktive për futbolldashësit.

Siç pritej, City ishtë më dominant në territor e posedim, ndërkohë që Liverpooli ishte i rrezikshëm pothuajse sa herë që dilte në sulm.

Pa harruar disa shpërdorime (të zakonshme) nga Raheem Sterling, City rastin më të mirë për ta fituar ndeshjen e pati rreth 30 sekonda para përfundimit të ndeshjes, kur Mahrez shpërdoroi një mundësi të artë për shënim.

Dy skuadrat më të mira të Anglisë, ndoshta edhe të Botës, pas rezultatit të sotëm mbesin njëra-tjetrës në tabelë. Pas 31 ndeshjeve, City ka vetëm 1 pikë më shumë se Liverpooli dhe gjithçka mbetet e hapur në luftën për titullin kampion.

Fundjavën e ardhshme këto dy skuadra do të përballen mes vete përsëri, kësaj radhe në gjysmëfinalen e FA Cup.

 


 
Të gjitha lajmet nga Premier League