Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

KEK-u - VËLLAZNIMI

Barazim në Obiliq, Vëllaznimi ende pa fitore

Foto: KF Vëllaznimi

Barazim në Obiliq, Vëllaznimi ende pa fitore


3 October, 2019 @16:31

Përsëri s’ka fitore për Vëllaznimin.

Skuadra gjakovare, që po kalon një krize të thellë si financiare ashtu edhe të rezultateve, sot barazoi 1-1 ndaj KEK-ut në Obiliq.

Të parët në epërsi kaluan vendasit me golin e Shpëtim Preniqit në minutën e 75’, derisa nga humbja gjakovarët i shpëtoi Andi Delija, i cili realizoi për rezultatin përfundimtar 1-1.

TABELA AKTUALE

Duke qenë skuadra e vetme që nuk di për fitore në Ligën e Parë sivjet, Vëllaznimi mbetet edhe më tutje i fundit në klasifikim, derisa KEK-u momentalisht ndodhet dy pozita sipër Vëllaznimit.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë