BESA - TREPÇA '89

Barazim në Pejë, i pari ndalet nga i fundit
5 March, 2022 @15:11
Lideri i Grupit A të Ligës së Parë, Trepça ‘89, është ndalur sot nga Besa e Pejës, vendi i fundit i këtij grupi.
Pjesa e parë e ndeshjes u mbyll 1-0 për Besën, kurse mitrovicasit e gjetën golin e barazimit gjatë pjesës së dytë dhe kështu ndeshja u mbyll me barazim 1-1.
Përkundër barazimit, ‘89-shi vazhdon të jetë kryesues i Grupit A të Ligës së Parë, kurse paraqitjet e Besës në xhirot e fundit janë premtuese për pjesën e mbetur të sezonit, me pejanët që synojnë mbetjen në Ligën e Parë.
Xhiron që vjen, Besa luan si mysafire e skuadrës A&N, kurse Trepça ‘89 e pret Drenasin.