LIRIA - TREPÇA '89
Barazim në Prizren, lideri ndalet
24 October, 2021 @14:56
Pa gola dhe pa fitues është mbyllur dueli i sotëm mes Lirisë dhe Trepçës ‘89 në “Përparim Thaqi” të Prizrenit.
Përkundër përpjekjeve për shënim, pjesa e parë mes skuadrave u mbyll 0-0, e pa gola u mbyll edhe pjesa e dytë, me ç‘rast lideri i Grupit A të Ligës së Parë u ndal me barazim.
Ky rezultat bën që Trepça ‘89 të jetë 2 pikë larg Vëllaznimit, vendit të dytë, në renditje, kurse Liria momentalisht nuk ka shpresë për rikthim në Superligë sezonin tjetër.
Xhiron e ardhshme, Liria i shkon Trepçës, kurse Trepça ‘89 përsëri udhëton në Prizren, ku do të luajë ndaj skuadrës A&N në Korishë.