TREPÇA '89 - MALISHEVA

Barazim në “Riza Lushta”, 89’shi pa fitore që 4 xhiro
5 March, 2023 @15:08
S’ka fitore për Trepçën ‘89 për të katërtën xhiro me radhë.
Sot mitrovicasit u ndalën në barazim pa gola nga Malisheva, rezultat i cili i mban ata edhe më tutje në zonën e rrezikshme.
Raste për shënim gjatë ndeshjes patën të dyja skuadrat, por asnjëri prej portierëve nuk u mposht dhe ndeshja u mbyll 0-0.
Dallimi mes Trepçës ‘89 dhe Malishevës në renditje është vetëm 2 pikë dhe që të dyja e rrezikojnë rënien nga elita e futbollit kosovar.
Xhiron e ardhshme, Trepça ‘89 i shkon Drenicës në Skenderaj, kurse Malisheva e pret Dukagjinin.