Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

DRENICA - GJILANI

Barazim në Skenderaj, Gjilani lëshon kreun

Foto: KF Drenica

Barazim në Skenderaj, Gjilani lëshon kreun


12 February, 2022 @15:20

Të paktën përkohësisht, Gjilani e ka lëshuar kreun e renditjes në Superligë.

Skuadra e drejtuar nga Ismet Munishi u ndal sot në barazim 1-1 (Kreshnik Uka (P) 25’ / Shend Kelmendi 72’) nga Drenica, për t’ia lëshuar kështu momentalisht kreun rivalit të qytetit, Dritës.

Pjesa e parë u mbyll 1-0 për Drenicën falë golit të Kreshnik Ukës nga pika e bardhë, e gjilanasit barazimin e gjetën në minutën e 72’ përmes Shend Kelmendit, që me të djathtën e gjeti cepin e rrjetës vendase. Në pjesën e mbetur të ndeshjes gola më nuk pati dhe skuadrat u detyruan të pajtohen me barazim.

TABELA AKTUALE

Ky barazim bën që Gjilani të jetë 1 pikë prapa Dritës lidere momentalisht, kurse Drenica renditet e gjashta.

Xhiron e ardhshme, Drenica i shkon Dukagjinit, kurse Gjiani udhëton në Drenas dhe përballet me Niklin.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga