Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

LIVERPOOL - MANCHESTER UNITED

Barazim, United vazhdon të jetë në krye

Foto: premierleague.com

Barazim, United vazhdon të jetë në krye


17 January, 2021 @19:56

Manchester United ka mbetur në krye të Premier Ligës duke barazuar pa gola në Anfield Road ndaj kampionit aktual, Liverpool.

Ndeshja nuk e ka arsyetuar të priturën, derisa Liverpool dominoi pjesën e parë, por rasti më i afërt për gol erdhi nga Bruno Fernandes nga gjuajtja e lirë.

TABELA AKTUALE

Alisson u bë hero i Liverpoolit duke bllokuar tentimin e Paul Pogbas vonë në ndeshje, derisa me rezultatin 0-0 United mbetet në krye të tabelës me 2 pikë më shumë sesa Leicester i dyti.

Liverpool, që ka shënuar vetëm një gol në 4 ndeshjet e fundit të ligës, është një pikë pas Leicesterit në renditje. Liverpool gjithashtu tash ka 3 ndeshje pa shënuar gol në PremierLigë, gjë që s’ka ndodhur prej vitit 2005!

NOTAT E LOJTARËVE via Eurosport:

LIVERPOOL: Alisson 9, Alexander-Arnold 7, Henderson 8, Fabinho 8, Robertson 7; Wijnaldum 7, Thiago 8, Shaqiri 7, Salah 6, Firmino 5, Mane 6. Rez.: Jones 6, Origi n/a, Milner n/a.

MAN UNITED: De Gea 7, Wan Bissaka 8, Maguire 8, Lindelof 8, Shaw 8, McTominay 7, Fred 7, Pogba 7, Fernandes 7, Rashford 6, Martial 5. Rez.: Cavani 6, Greenwood n/a.

-

Xherdan Shaqiri ka qenë startues në këtë ndeshje, duke marrë një karton të verdhë në minutën e 33 të lojës, ndërsa u zëvendësua në pjesë të dytë nga trajneri Jurgen Klopp, që futi në vend të tij Curtis Jonesin.


 
Të gjitha lajmet nga Premier League