Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

GJERMANIA - HUNGARIA

Barazimi i Gjermanisë, sjell finalen e hershme në EURO 2020

Barazimi i Gjermanisë, sjell finalen e hershme në EURO 2020


23 June, 2021 @22:53

Gjermania është kualifikuar në 1/8-ën e finales në EURO 2020.

Pancerët shkuan tutje duke përfunduar në pozitën e dytë në grup, duke bërë që në raundin e ardshëm të kenë një kundërshtar shumë të vështirë siç është Anglia.

Për këtë, Gjermanisë i mjaftoi barazimi me rezultat 2-2 përballë Hungarisë.

Hungaria ishte e para që doli në epërsi me golin e Adam Szalai (11’) që ishte edhe goli i vetëm i pjesës së parë.

Në pjesën e dytë gjermanët e barazuan rezultatin me anë të Kai Havertz (66’), por vetëm dy minuta më pas erdhi kundërpërgjigjja nga Andras Schafer (68’), që ia riktheu epërsinë hungarezëve.

Në fund, rezultatin përfundimtar e vulosi mesfushori gjerman Leon Goretzka i cili shënoi në minutën 84’ për rezultatin 2-2.

GRUPET EURO 2020

Tani, në raundin e ardhshëm Gjermania do të ketë përballje të fortë përballë Anglisë, derisa Hungaria me kaq e përfundoi aventurën e saj evropiane.


 
Të gjitha lajmet nga Evropiani