Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

KIKA 1-1 FUSHË KOSOVA

Barazimi i katërt radhazi për Kikën

Barazimi i katërt radhazi për Kikën


17 April, 2022 @1:41

Në një ndeshje ku u takuan dy ekipet që s’po humbin në xhirot e fundit, ka përfunduar me pikë të ndara dueli. Kika ka regjistruar barazimin e katërt radhazi me rezultat identik, sot ndaj Fushë Kosovës, që s’din për humbje në 10 ndeshjet e fundit.

TABELA AKTUALE

Rezultati përfundimtar Kika 1-1 Fushë Kosova [Besfort Emini - Valdrin Kelmendi] ka bërë që ekipet të ndajnë pikët dhe të vazhdojnë ecurinë e kënaqshme në Ligën e Parë Grupi B, derisa të dyja kanë siguruar mbijetesën dhe nuk kanë fort telashe deri në fund të stinorit, kur kanë mbetur edhe pesë xhiro për të përfunduar edicioni.

Në xhiron e ardhshme, Kika udhëton te Flamurtari, derisa Fushë Kosova pret Vllazninë.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë