Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

KIKA 1-1 FLAMURTARI

Barazojnë, për tu bërë ekipet me më së shumti barazime në grup!

Barazojnë, për tu bërë ekipet me më së shumti barazime në grup!


14 September, 2022 @14:57

Përballja mes Kikës dhe Flamurtarit ka gjetur epilogun sa i përket rezultatit në pjesë të parë! Barazimi i tretë i regjistruar i dy skuadrave të martën, ka bërë që ato të jenë ekipet me më së shumti barazime në Ligën e Parë Grupi B, ndërsa Kika përkundër epërsisë të fituar përmes penalltisë, shpejt ka pësuar dhe kështu ndeshja përfundimtisht, Kika 1-1 Flamurtari [Besfort Emini 13pen. - Dardan Jashari 33].

Flamurtari vs. Kika

Të dyja skuadrat kërkuan golin edhe në pjesë të dytë, por mundësitë para portave qenë të cekta, derisa në fund skuadra e Trimnor Hasanit që ka nisur mjaft mirë stinorin u desht të pajtohet me rezultatin ndaj skuadrës së drejtuar nga Megzon Visoka.

TABELA AKTUALE

Në xhiron që vjen, Flamurtari pret liderin e grupit, Ulpianën, ndërsa Kika shkon te Arbëria që po futet në formë me trajnerin e posaardhur aty, Ali Osmani.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë