BUNDESLIGA

Foto: Werder Bremen
Barazon Werder, paraqitje e mirë e Rashicës
7 March, 2021 @17:23
Werder Bremen nuk ka arritur më tepër se një barazim në udhëtim ndaj Koln, me rezultat 1-1.
Pjesa e parë u mbyll pa gola, ndërsa në pjesën e dytë Sargent ngriti Werderin në epërsi, për të barazuar më pas Hector, për rezultatin përfundimtar të ndeshjes.
Milot Rashica luajti 90 minuta dhe pati paraqitje të mirë, ndërsa Elvis Rexhbecaj u zëvendësua në minutën e 71.
Werder gjindet në pozitën e 12 me 27 pikë, ndërsa Koln në pozitën e 14 me 22 pikë.