Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

BARCELONA FITON DERBIN

Barça fiton derbin ndaj Atleticos, krijon distancën në krye

Foto: LaLiga/fb

Barça fiton derbin ndaj Atleticos, krijon distancën në krye


8 January, 2023 @23:26

Barcelona ka dalë tre pikë përpara Real Madridit në renditjen tabelare të La Ligas, pasi që mposhti Atletico Madridin sonte me rezultat minimal, 0-1 [Ousmane Dembele 22]. Goli i Dembeles erdhi pas një depërtimi të Pedrit, pasimit te Gavi dhe asistimit te francezi, që përfundoi aksionin.

Goli i Dembeles bëri dallimin në ndeshje, derisa Atleticoja përkundër mundit nuk arriti të thyejë mbrojtjen e katalonasve, në ndeshjen ku Stefan Savic i Atleticos dhe Ferran Torres i Barcelonës u grindën për të marrë karton të kuq të dytë.

Në fund, Antoine Griezmann kishte rast të artë për të barazuar ndaj ish-ekipit, por topi u largua nga vija për fund dramatik të lojës.

Pas 16 ndeshjesh, Barcelona ka 41 pikë, 3 më shumë sesa ndjekësi i parë Real Madridi. Ndërsa Atletico me po aq ndeshje ka mbetur në 27 pikë, i pesti në renditje.


Kliko X për të larguar reklamën dhe për të parë rastet dhe golin e ndeshjes.

 


 
Të gjitha lajmet nga La Liga