Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

BARCELONA - REAL MADRID

Barça fiton El Clasicon, hap drejt titullit

Barça fiton El Clasicon, hap drejt titullit


19 March, 2023 @23:01

Franck Kessie ka shënuar vonë në ndeshje, për t’i dhënë fitore të rëndësisë së madhe Barcelonës në derbi ndaj Real Madridit. E rëndësishme shumë, pasi që pos fitores në El Clasicon gjithmonë të vlefshme për traditë, edhe dallimi në renditje tabelare u ngrit në 12 pikë.

Real ishte i pari që mori epërsinë, kur një krosim i Vini Jr. u devijua me kokë nga Ronald Araujo për të përfunduar në rrjetën e katalonasve. Barça barazoi pak para fundit të pjesës së parë, kur Sergi Roberto shutoi, pas bllokimit të shutit të Raphinhas nga mbrojtja.

Franck Kessie

Marco Asensio shënoi për Realin më pas, por goli i tij u anulua nga VAR, e pas kësaj në minutat shtesë të ndeshjes Kessie shënoi për fitore. Me fitore, Barcelona është në pozitë dominuese pasi që janë duke kërkuar titullin e parë të kampionit që prej 2018/19.

Zëvendësuesi Kessie u bë hero, ndërsa trajneri i blaugranave Xavi pas ndeshjes tha: “Natyrisht liga nuk ka përfunduar ende, por është një fitore e madhe. Besoj që e merituam, pasi që ishim më të mirë në përgjithësi, krijuam më shumë.”

Robert Lewandowski

Robert Lewandowski që dëshironte shumë të shënonte, kishte ndoshta rastin më të mirë në ndeshje që s’u konkretizua, kur provoi në mënyrë akrobatike të shënonte nga afërsia. Topi shkoi jashtë. Raphinha kishte tentuar edhe njëherë mirë.

Carlo Ancelotti në anën tjetër futi në lojë zëvendësime plotësisht ofanzive, duke kërkuar fitoren derisa ishte rezultati 1-1. Goli erdhi, por kontrollin e VAR-it nuk e kaloi, pas së cilës pikërisht zëvendësuesi i Sergi Robertos Kessie hodhi kripë edhe më në varën e madridistëve, kur elektrizoi Camp Noun me golin e fitores: Barcelona 2-1 Real Madrid [Sergio Roberto 45, Franck Kessie 90+2 - Ronald Araujo 9ag.]

Kliko X për të larguar reklamën dhe për t’i shikuar golat e ndeshjes

Sipas notave të ndeshjes nga Eurosport, Sergi Roberto është zgjedhur lojtari më i mirë i ndeshjes, ndërsa në arsyetimin e dhënë nga ata është thënë: Mesfushori është aq i mirë dhe aq pa gabime luan, sa që vështirë e vëreni se është në fushë, derisa shtyen lojën përpara pa hedhur as edhe një hap gabim. Ndikimi i tij në ndeshje ka qenë krucial, derisa pas shënimit të golit të barazimit ndërroi fytyrën e ndeshjes! Kurse si kryesore, ka qenë pivotal në rolin e tij, duke qenë lidhja vendimtare mes mbrojtjes dhe sulmit të ekipit.

NOTAT E LOJTARËVE:

BARCELONA: Ter Stegen 7; Araujo 7, Kounde 6, Christensen 7, Balde 7; Roberto 8, Busquets 7, De Jong 5; Raphinha 7, Lewandowski 7, Gavi 6. REZ.: Kessie 7, Torres n/a, Fati n/a.
REAL MADRID: Courtois 8; Carvajal 6, Militao 7, Rudiger 7, Nacho 6; Modric 7, Camavinga 6, Kroos 6; Valverde 6, Benzema 6, Vinicius junior 8. REZ.: Mendy 6, Rodrgyo 6, Ceballos n/a, Asensio n/a, Tchouameni n/a.

STATISTIKA KYQE:

Barcelona me sonte ka fituar katër nga pesë takimet e fundit me Real Madridin.
Kjo ka qenë humbja e katërt e Real Madridit këtë stinor - të gjitha humbjet kanë ardhur si mysafir.

 

 


 
Të gjitha lajmet nga La Liga