Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

ULI HONES CUP

Barça gati për Bayernin

FC Barcelona Official

Barça gati për Bayernin


23 July, 2013 @13:01

Barcelona ka përgatitur fanellat e reja për ndeshjen e madhe parasezonale miqësore me Bayern Munchenin. Fanellat verdhë-e-kuqe të renditura si shkopinjë janë ngjyrat e flamurit katalonas, regjionit spanjoll që i përket Barcelona.

Ndeshja miqësore që luhet nesër pritet me një entuziazëm të madh nga të dyja ekipet. 

Në njërën anë Bayern pret të sheh për herë të parë ish trajnerin e Barcelonës, Pep Guardiola, në luftë kundër ekipit të tij, ndërsa në anën tjetër, katalonasit dëshirojnë t’i revanshohen bavarezëve për humbjet poshtëruese në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve 2012/13, ku Bayern u shpall kampion. 

Ndeshja luhet në Allianz Arena, ndërsa të gjitha biletat për ndeshje janë shitur javë më parë. Fituesi i kësaj ndeshjeje do të fitojë trofeun Uli Hones. Bayern ditë më parë fitoi trofeun Telekom Cup 2013, duke mposhtur kundërshtarët gjerman nga Bundesliga. 


 
Të gjitha lajmet nga Bundesliga