KORÇA

Pamje nga ndeshja e parë Neftçi-Skënderbeu/Panorama
Skënderbeu me premi për kualifikim
23 July, 2013 @10:06
Kampioni i Shqipërisë, Skënderbeu, sonte zhvillon në Korçë ndeshjen e kthimit ndaj kampionit të Azerbejxhanit, Neftçi.
Për t’u motivuar më shumë, pas rezultatit 0-0 nga ndeshja e parë, ku Neftçi ishte favorit absolut, kreu i Skënderbeut, Ardian Takaj, u ka premtuar futbollistëve premi prej 100 mijë eurosh në rast kualifikimi në raundin e tretë të Ligës së Kampionëve.
Në anën tjetër, trajneri i skuadrës azerbejxhanase, Boyukagha Haciyev, duke e cilësuar si të dobët kampionin e Shqipërisë, ka paralajmëruar dorëheqje të parevokueshme në rast të moskualifikimit të ekipit të tij. Neftçi bazohet te dyshja e huaj sulmuese, braziliani Flavinho dhe futbollisti i Siera Leones, Julius Wobay - të cilët u ndalën në ndeshjen e parë në Baku nga mbrojtja shqiptare dhe pritjet fenomenale të Orges Shehit.
Trajneri i Skënderbeut, Mirel Josa, ka gati skemën e lojës së skuadrës së tij dhe ka bërë të ditur se pret ofanzivë totale nga kundërshtari, për të cilën arsye ka vendosur të luaj me formacion 4-1-4-1. Ndërsa 11-shja e parë e Skënderbeut pritet të duket kështu: Shehi; Sousa, Radas, Gvozdenovic, Arapi; Shkëmbi, Lika, Lilaj, Orelesi, Sefa; Pejic;
Në rast se Skënderbeu kalon në xhiron e tretë të kualifikime të Ligës së Kampionëve, aty e pret si kundërshtar, fituesi i përballjes: Shakhter Karagandy-BATE Borisov.
CHAMPIONS LEAGUE, Kualifikimet
Sonte 20:00, Skënderbeu, Korçë | Skënderbeu-Neftçi Baku | (0-0) Rezultati i ndeshjes së parë | Gjyqtar kryesor: Pawel Gil (Poloni) |
KUOTAT E WILLIAM HILL:
1 | Skënderbeu fiton - 4.00 | Barazim - 3.40 | Neftçi fiton - 1.91 |