LIRIA
BOROZANI/Erdis Driza
Guci dhe Kryeziu, kthehen te Liria
23 July, 2013 @9:04
Pas një riorganizimi të klubit, ekipi me nam në Kosovë që ka rënë në Ligën e Parë nga Superliga e Kosovës, Liria, dje ka filluar me përgatitijet e para të saja për edicionin e ri të futbollit.
Prizrenasit, është hera e dytë pasluftës (1999) që bien nga elita e futbollit kosovar dhe nën ndarjen e përgjegjësisë 51% Kuvendi Komunal dhe 49% Drini, që kishte në menaxhim të plotë skuadrën në pesë vitet e fundit, kanë arritur të kthejnë për momentin dy nga ish lojtarët bardhezi.
Kështu, Alban Guci, që stinorin e kaluar luajti për Drenicën e Ramadan Kryeziu, për Vëllaznimin, kanë qenë emrat e parë të rikthyer te skuadra nga stadiumi Përparim Thaqi.