ANZHI

REUTERS
Hiddink jep dorëheqje
23 July, 2013 @8:45
Guus Hiddink ka dhënë dorëheqje nga posti i tij si trajner i ekipit rus, Anzhi Makhachkala. Duke e kualifikuar si vendim të vëshitrë, Hiddink, ka thënë se është i lumtur që ka qenë pjesë e projektit të krijimit të një klubi të ri të madh. Vendin e tij në bankën e ekipit nga regjioni i Dagestanit, pritet ta zë ish trajneri ndihmës i Manchester Unitedit, Rene Meulensteen.
Hiddink 66 vjeçar është njëri prej trajnerëve më të shquar në botë dhe ka qenë pjesë e klubit rus që nga ngritja e tij, shkurt 2012. Prej asaj kohe, Anzhi, ka pasur vetëm ngritje si ekip derisa transferet mahnitëse nuk kanë munguar, ku kamerunasi Samuel Eto’o, është ende lojtari më i paguar në botë.
Hiddink në karrierën e tij të bujshme si trajner ka udhëhequr: PSV Eindhoven, Fenerbahçe, Valencia, Real Madrid, Real Betis, PSV (përsëri), Chelsea dhe Anzhi; ndërsa si përzgjedhës ka punuar me kombëtaret e: Holandës, Koresë Jugore, Australisë, Rusisë dhe Turqisë.