MEDIA

El Mundo Deportivo
Martino, trajner i Barçës
23 July, 2013 @8:28
Sipas mediave spanjolle dhe kanalait televiziv Eurosport Spain, 50 vjeçari, Gerardo Martino është trajner i ri i kampionit të Spanjës.
Sipas tyre, Barça ka nënshkruar kontratë tre vjeçare me argjentinasin i cili ditë më parë ka marrë lëvdata nga njëshi i futbollit botëror, Lionel Messi.
“Më pëlqen ‘Tata’ Martino. është trajner i madh dhe këtë e ka treguar në ligën Clausura të Argjentinës dhe me atë çka ka bërë për ekipin,” është cituar Messi nga sportivja Ole.
Ish futbollisti i Barcelonës, Luis Enrique, ka qenë gjithashtu në kombinim, bashkë me trajnerin e Tottenhamit Andre Villas-Boas, por asnjëra nga këto përfolje nuk u përafrua sikurse me Martinon.
Martino arriti të fitojë titullin me Newell’s Old Boys në Argjentinë stinorin e fundit dhe e la atë. Ai e morri Newell’sin nga liga e dytë argjentiase dhe e dërgoi gjithashtu edhe në gjysmëfinale të Copa Libertadores, përveç që fitoi titullin.
El Mundo Deportivo gjithashtu shkruan se ai do të arrij të mërkurën në Barcelonë dhe nuk do të mund të drejtojë skuadrën në ndeshje miqësore kundër Bayern Munchenit të Pep Guardiolës.