Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

MOYES

Lufta për Fabregasin

REUTERS

Lufta për Fabregasin


22 July, 2013 @13:47

Përkundër se gjinden në lindjen e largët, në Japoni, djajt e kuq të Manchester Unitedit po punojnë aktivisht që të sigurojnë shërbimet e mesfushorit të Barcelonës, Cesc Fabregas. 

“Ed Woodward (zëvendës shefi ekzekutiv) ka marrë një përgjigje nga Barcelona dhe tash ai po mirret me ofertën e re. Ed është duke punuar pandalë për të realizuar këtë,” ka thënë Moyes në një konferencë për shtyp të mbajtur në Japoni lidhur me interesimin e Manchester United për ish mesfushorin e Arsenalit. 

Oferta e parë 25 milionë funtëshe është refuzuar nga Barcelona dhe tash kampioni i Anglisë pritet të ofertojë me 30 milionë funta (35 milionë euro). 


 
Të gjitha lajmet nga Premier League