ROONEY

REUTERS
Mund të përfundojë në Chelsea
22 July, 2013 @9:33
E përditshmja angleze The Daily Mirror shkruan se Manchester United do të pranojë shitjen e Wayne Rooney në Chelsea, nëse këta të fundit pranojnë të paguajnë 30 milionë funta.
“Nëse arrin që Manchester United ta transferojë Cesc Fabregasin nga Barcelona, Chelsea është i bindur se do t’ua japin atyre sulmuesin,” shkruan ndër të tjera gazeta e lartpërmendur sot.
Rooney është përfolur që nga fillimi i afatit kalimtar se do të largohet nga Manchester United, ndërsa këtë të dhënë e kanë përforcuar edhe më shumë mediat angleze pas deklaratës së trajnerit David Moyes, se Rooney do të jetë mbulim i Robin Van Persiet në sulm.