Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

TRANSFER

Hesapi i Realit per Bale

REUTERS

Hesapi i Realit per Bale


21 July, 2013 @16:42

Jose Callejon, Raul Albiol, Alvaro Negredo, Ezequiel Garay, Gonzalo Higuan dhe Fabio Coentrao janë emrat që do të shiten dhe do të sjellin para për Real Madridin për blerjen e krahut uellisan, Gareth Bale.  Borozani.com

Së paku kështu parashikon e përditshmja spanjolle, Marca, në numrin e saj të sotëm, ku bëhet i ditur plani i Florentino Perezit, për blerjen e krahut të majtë të Tottenham Hotspurs, Gareth Bale. 

Bale i cili nuk po lëshohet nga Tottenham Hotspurs pa u paguar 100 milionë euro është tepër i kërkuar nga klubi madrilen. 

E paratë e madrilenëve mblidhen kështu: Jose Callejon u shit në Napoli për 10 milionë euro, Raul Albiol kaloi gjithashtu në Napoli për 11 milionë euro, nga shitja e Alvaro Negredos si ish lojtar, los blancos përfitoi 4.4 milionë euro. Ndërsa në plan janë shitja e Ezequiel Garay për te Manchester United, prej ku Real do të përfitojë 10 milionë euro duke pasur 50% të të drejtave të futbollistit argjentinas. Pastaj Gonzalo Higuain që pritet të kalojë diku në Angli për 40 milionë euro si dhe Fabio Coentrao që pritet të shkojë për 25 milionë euro, do të përmbushin llogarinë e nevojshme për blerjen e lojtarit më të mirë të Premier League 2012/13.


 
Të gjitha lajmet nga Premier League