BALE-FABREGAS

REUTERS
Man United me super ofertë!
21 July, 2013 @0:46
E përditshmja angleze, The Times, në faqen e saj ka paralajmëruar një ofertë marramendëse për dyshen e shumëkërkuar nga trajneri i ri i tyre David Moyes.
Sipas The Times, Manchester United është duke planifikuar t’i shpenzojë 115 milionë euro për lojtarin e vitit në Premier Leauge, Gareth Bale dhe mesfushorin e Barcelonës, Cesc Fabregas.
Vetëm një ditë më parë, trajneri i Tottenham Hotspurs, Andre Villas Boas ka thënë se Bale do të qëndrojë te Tottenham edhe një stinor, ndërsa Fabregas ka deklaruar vetë se nëse një ditë kthehet në Angli, do të kthehet te ish klubi i tij, Arsenal!
Mbetet të shihet se çka do të ndodhë në ditët në vijim lidhur me këtë pohim të gazetës angleze.