MIQËSORE

Berisha shënon ndaj Man United
20 July, 2013 @17:47
Kosovari Besart Berisha ka qenë golashënues i vetëm i Yjeve të A-League të Australisë në humbjen e tyre ndaj Manchester United 1-5.
Berisha ka shënuar golin e tij për të zbutur epërsinë e Manchesterit në minutën e 52-të të takimit, gol ky që ka qenë i vetmi i shënuar nga futbollistët më të mirë të ligës australiane të futbollit.
Manchester United ka arritur përndryshe të shënojë fitoren e parë nën udhëheqjen e David Moyesit, ndërsa Jesse Lingard do të mbahet në mend si golashënues i parë i epokës Moyes te djajt e kuq.