EMRAT

REUTERS
Kush do ta zëvendësojë?
19 July, 2013 @21:42
Gazeta e afërt me skuadrën katalonase, El Mundo Deportivo, menjëherë pas konferencës për shtyp që njoftoi për largimin e Tito Vilanovas nga Barcelona për shkak të rishfaqjes së shenjave të kancerit, ka bërë të ditur emrat që do të mund të vijnë në vend të tij.
Ish futbollisti i Barcelonës dhe trajneri i Swansea, Michael Laudrup, ish futbollisti i Barcelonës dhe trajneri i Feyenoordit, Ronald Koeman, trajneri i Athletic Bilbaos dhe natyrisht ish lojtar i Barçës, Ernesto Valverde dhe gjithashtu një ish lojtar dhe trajner i Celta Vigos, Luis Enrique - janë emrat të cilët mund të zëvendësojnë Vilanovan te kampionja e Spanjës.
Përveç këtyre edhe Marcelo Bielsa dhe Jupp Heynckes janë përdor në faqen online të kësaj gazete dhe tashmë brenda javës që vjen pritet të bëhet i ditur emri që do jetë në krye të Barcelonës në stinorin e ri.